Organizoi aheng me 40 persona, arrestohet një person në Pejë

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 10:59
Organizoi aheng me 40 persona, arrestohet  një person në Pejë

Policia në Pejë ka arrestuar një person i cili nuk ka respektuar masat e Qeverisë anti-Covid

Rasti ka ndodhur në rrugën “Lekë Dukagjini” në Pejë, mbrëmjen  e së dielës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti duke mos respektuar vendimin e qeverisë ka organizuar aheng familjar te i cili janë takuar rreth  40 persona”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)