Haradinaj Stublla merr përkrahjen e homologut çek për procesin e liberalizimit të vizave

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 12:13
Haradinaj Stublla merr përkrahjen e homologut çek për procesin e liberalizimit të vizave

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla thotë se Kosova dhe Çekia kanë arritur të ndërtojnë marrëdhënie të mira bilaterale, dhe se avancimi i këtij partneriteti gjithëpërfshirës është në interes dypalësh.

Në një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petëíëek, kryediplomatja Haradinaj Stublla tha se është mirënjohëse për mbështetjen e Çekisë për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës si dhe përkrahjen e parezervë në procesin e integrimit Euro-Atlantik.

“Ministri më konfirmoi mbështetjen strategjike të Çekisë në përmbylljen e suksesshme të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ministrja Haradinaj – Stublla, duke shtuar se në këtë bisedë telefonike është biseduar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Rikonfirmova qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që finalja e dialogut Kosovë – Serbi konsiston me njohje reciproke në kufijtë e 17 shkurtit”, tha Ministrja e Jashtme e Kosovës. 

(Kosova Sot Online)