Në takimin e Uashingtonit nuk do të ndodh mrekullia, ky është skenari që po përgatitet

Në takimin e Uashingtonit nuk do të ndodh mrekullia, ky është skenari që po përgatitet
Në takimin e Uashingtonit nuk do të ndodh mrekullia, ky është skenari që po përgatitet

Nexhat Haziri

  • 25 August 2020 - 07:48

Shkruan: Nexhat Haziri

“Vetë ky takim tregon edhe një herë përkushtimin e SHBA-ve për çështjen e raporteve Kosovë-Serbi, por edhe për rajonin e Ballkanit në tërësi, pasi nga raportet Kosovë-Serbi varet edhe stabiliteti politik dhe i sigurisë edhe në Maqedoni, Mal të Zi por edhe në Bosnje. Dhe kjo natyrisht se është në vëmendjen e Uashingtonit, sidomos tani kur Rusia po tenton që ta zgjeroj ndikimin e saj në Ballkan”.

-Pritjet se takimi i Uashingtonit me 4 shtator do të prodhoj marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë, për mendimin tim janë pritje jo reale për faktin se çështja e raporteve Kosovë-Serbi është jo pak komplekse. Ajo çfarë pritet të ndodhë në Uashington, gjithnjë sipas këndvështrimit tim, ky takim do të prodhoj një marrëveshje që më shumë do të ketë mpakte ekonomike e që natyrisht do të jetë një parapërgatitje për marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që nuk do të përfshijë detyrimin e Serbisë për njohje eksplicite të shtetit të Kosovës. Pra me 4 shtator në Uashington nuk do të ndodhë mrekullia apo befasia që nënkupton marrëveshjen finale në mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç ka tendenca të paraqitet në opinion nga mediet, por do të jetë një hap i madh drejtë kësaj marrëveshje dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar në këtë aspekt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".