Mblidhet grupi për Vettingun, Selimi njofton se kryesues është zgjedhur Florent Spahija

  • E.K /
  • 25 August 2020 - 14:07
Mblidhet grupi për Vettingun, Selimi njofton se kryesues është zgjedhur Florent Spahija

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka bërë të ditur se Florent Spahija nga KDI është zgjedhur kryesues i grupit punues për Vettingun.

“Takim përmbajtësor me z. Florent Spahija nga KDI, dhe përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përgëzova z. Spahija për përzgjedhjen si Kryesues i Grupit Punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështjen e reformës në sistemin e Drejtësisë, me qëllim të adresimit të Llogaridhënies duke përfshirë edhe Vettingun”, ka shkruar Selimi në Facebook.

“ Të njëjtit i ofrova gatishmërinë time për të ndihmuar në çfarëdo pjese të procesit, në bashkëpunim me institucionet vendore si dhe ndërkombëtare. Ministria e Drejtësisë do të mbetet urë lidhëse ndërmjet të gjithë institucioneve që janë pjesë e sistemit të drejtësisë, si dhe partnerëve tanë strategjikë për realizimin e reformës në drejtësi”, ka thënë ai.

 

Takim përmbajtësor me z. Florent Spahija nga KDI, dhe përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të...

Publiée par Selim Selimi sur Mardi 25 août 2020

(Kosova Sot Online)