Komandantët e inkriminuar që kapën shtetin, për 20 vjet penguan zbardhjen e krimeve serbe të luftës

Komandantët e inkriminuar që kapën shtetin, për 20 vjet penguan zbardhjen e krimeve serbe të luftës

Gani Qarri

  • 25 August 2020 - 14:01

Shkruan:Gani Qarri

“Fakti se hetimi dhe dokumentimi i krimeve të organizuara serbe në Kosovë, u pengua publikisht, për më tepër se dy dekada me radhë nga vet Hashim Thaçi me shokë, e dëshmon heshtja e turpshme mbi dy dekadëshe edhe e rastit të Ukshin Hotit, i cili nuk guxoi të ndriçohej për më tepër se 21 vite me radhë, si dhe reagimi i madhe që ka zgjuar në popull, publikimi, gati pas rreth 22 vitesh i fakteve dhe dokumenteve autentike mbi mënyrën kriminale të zhdukjes së këtij veprimtari martir të çështjes kombëtare dhe ish të burgosuri politik në kohën e luftës në Kosovë. Pra tash e mbi 21 vite, nuk ishte më Serbia as ndonjë forcë tjetër e jashtme okupatore e cila ndalonte zbardhjen dhe dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, por ishin vet komandantët e kriminalizuar shqipfolës dhe shitësit monstruoz të tokave të Kosovës si Hashim Thaçi, Ramush Hardinaj, Fatmir Limaj etj, të cilët,pasi vodhën e përvetësuan çdo gjë të vlershme të shtetit të Kosovës, ata pa fije turpi, për gjithë këto vite penguan edhe çdo përpjekje për ndriçimin e krimeve të Serbisë në Kosovë, përfshi edhe ndalesën mbi 20 vjeçare për zbardhjen e rastit të Ukshin Hotit”.

-Alarmi i vonuar, i ngritur ad-hoc, dhe në mënyrë artificiale e të paorganizuar shtetërore, i kastës së degjeneruar politike të Kosovës, mbi përgjegjësinë e shtetit okupator serb, për krimet e rënda të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe gjykimin që do të duhej bërë kriminelëve nga ana e drejtësisë Kosovare, jo vetëm se është një zgjim i stërvonuar dhe fare i pakoordinuar, por po dëshmon hapur se ashtu siç u hodhën poshtë të gjitha paditë private të shqiptarëve, të ngritura ndër vite kundër gjenocidit serb, nga gjykata e Kosovës, sikur të mos shpallej së fundi aktakuza e Gjykatës Speciale për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj Hashim Thaçit, kurrë nuk do të guxonte kush të ngrinte padi kundër krimeve dhe gjenocidit të Serbisë në Kosovë. Ndaj jo vetëm se kjo është hipokrizi e llojit të vetë, por edhe paturpësia më e madhe dhe përpjekja e fundit e dëshpëruar e politikbërësve të shitur e kuisling vendor, të cilët tash e 20 vite e kanë ngulfatur gjithë shtetin e Kosovës, për tu shfajësuar para popullit, jo vetëm për heshtjen e tyre prej më tepër se dy dekadave, por edhe për pengimin monstruoz të drejtësisë kosovare nga po këta politikbërës hajna e shkatërrimtar si Thaçi & CO. Dhe krejt kjo, vetëm e vetëm për të mos u ndjekur kryesit serb të krimeve dhe gjenocidit të organizuar shtetëror të Serbisë, ndaj shqiptarëve në Kosovë, nga frika se do të hidhërohej presidenti aktual i këtij shteti okupator dhe ish ministri i informatave në qeverinë e Millosheviqit, Aleksandër Vuçiqi, miku për kokë i Hashim Thaçit dhe Edvin Ramës.

Rast ky, i cili vetëm këto ditë, guxoi të bëhej publik,fakt i cili për popullin dhe rininë e Kosovës duhet të bëhet shkas për kthesë dhe ndryshime radikale në politikën e shitur e të degjeneruar dhe pushtetin e vendit, si dhe tu shërbej si shembull delegacionit të Kosovës që në tavolinën e bisedimeve me Serbinë të nxjerrin kushtëzimin për zbardhjen e të gjitha krimeve të luftës, pranimin e gjenocidit të kryer nga shteti okupator serb, mbi shqiptarët në Kosovë,kthimin edhe të mbi 1643 të pagjeturve shqiptar, kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë viteve të luftës dhe ndëshkimin e kriminelëve, të cilat që të gjitha, do duhej të përfshiheshin në pakon e marrëveshjes për njohje reciproke, ndërmjet dy vendeve, të garantuar për implementim nga faktori ndërkombëtar

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".