Gjendje e rënduar në Gjakovë: 42 pacientë të shtrirë me COVID-19

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 09:28
Gjendje e rënduar në Gjakovë: 42 pacientë të shtrirë me COVID-19

Në Spitalin e Gjakovës 57 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, ndërsa prej tyre 42 janë të konfirmuar me koronavirus.

Në raportin e Spitalit bëhet e ditur se prej tyre, 30 pacientë janë me oksigjenoterapi dhe 5 pacientë janë në CPAP maskë.

Ndërkaq, 11 pacientë janë konfirmuar COVID negativë dhe 4 të tjerë do të testohen.

Nga personeli COVID-19 pozitiv janë 5 mjekë, 15 infermierë dhe 3 staf mbështetës.

“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)