Policia e arreston hakerin kosovar, po thyente llogari të rrjeteve sociale

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 09:47
Policia e arreston hakerin kosovar, po thyente llogari të rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Obiliq. I dyshuari po kryente në vazhdimësi veprime të paligjshme përmes kompjuterit të tij duke përvetësuar disa llogari të ndryshme në rrjetet sociale. Më pas viktimat i dyshuari po i shantazhonte.

“Obiliq (NN) 25.08.2020 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veprime të paligjshme përmes kompjuterit ka arritur t’i përvetësojë disa llogari të ndryshme të viktimave në rrjete sociale dhe më pas ka kërkuar favore (ngacmuar) dhe shantazhuar në vazhdimësi. Janë konfiskuar dy telefona mobil, një lap-top dhe një USB. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)