Çka po ndodh kështu, rriten rastet e koronavirusit te fëmijët në Amerikë

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 10:29
Çka po ndodh kështu, rriten rastet e koronavirusit te fëmijët në Amerikë

Pothuajse 443 mijë fëmijë kanë rezultuar pozitivë me coronavirus në Shtetet e Bashkuara që nga fillimi i pandemisë, sipas një raporti të përbashkët të Akademisë Amerikane të Pediatrisë dhe Shoqatës së Spitaleve të Fëmijëve.

Që nga 6 gushti, kur doli raporti i fundit, ka pasur rritje për 74.160 raste të reja me fëmijë, duke ngritur totalin nga 358.469 në 432.629, një rritje prej afërsisht 21 për qind në vetëm 14 ditë, raporton CNN.

Numri i rasteve për 100 mijë fëmijë gjithashtu është rritur në mënyrë të vazhdueshme, nga 13 raste për 100 mijë fëmijë në mes të prillit në 583.2 në 100 mijë në raportin e 20 gushtit.

Dhe përqindja e pacientëve fëmijë me coronavirus gjithashtu është rritur, nga 2 në 9.3 për qind në të njëjtën periudhë.

Në qytetin e New Yorkut dhe 45 shtetet që raportuan për vdekshmërinë, fëmijët përfaqësonin midis 0-0.3 për qind të të gjitha vdekjeve të COVID-19; 21 shtete raportuan zero vdekje të fëmijëve.

Në përgjithësi, midis 0-0.7 për qind të të gjithë fëmijëve të diagnostikuar me COVID-19 kanë ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)