Hotit i kërkohet të raportoj në Kuvend para takimit në Shtëpinë e Bardhë

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 10:35
Hotit i kërkohet të raportoj në Kuvend para takimit në Shtëpinë e Bardhë

Deputetët po kërkojnë që paraprakisht kryeministri Avdullah Hoti të raportojë para tyre për atë që do të diskutohet në Uashington.

Një kërkesë të tillë e ka bërë deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi, e cila i ka kërkuar Hotit që t’i njofton deputetët, duke pasur parasysh se Kosova është demokraci parlamentare dhe se informimi i tyre si deputetët është i rëndësishëm për këtë takim.

“Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë”, ka shkruar Musliu Shoshi në Facebook.

Postimi i i plotë:

Gjatë tërë kohës është duke na u thënë se në diskutimet që do të ndodhin me 4 shtator, në takimin e organizuar në Washington ndërmjet Kosovës e cila do të përfaqësohet nga Kryeminstri dhe Serbisë e përfaqësuar nga Presidenti se do të përfshihen çështjet ekonomike, siç janë vendet e punës dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike në funksion të paqes ndërmjet dy shteteve.

Edhe pak ditë e ky takim do të ndodhë, ndërsa Kuvendi ndodhet në pushim e Kryeministri nuk ka dërguar asnjë kërkesë për seancë që ai të raportojë shkurtimisht për takimin që do të ndodh.

Republika e Kosovës është demokraci parlamentare e përcaktuar me nenin 4 të Kushtetutës. Pikërisht për këtë arsye për ne si deputetë është i rëndësishëm informacioni për këtë takim, sepse cilido diskutim, cilado marrëveshje në fund duhet ta marrë miratimin tonë.

 

Gjatë tërë kohës është duke na u thënë se në diskutimet që do të ndodhin me 4 shtator, në takimin e organizuar në...

Publiée par Ariana Musliu Shoshi sur Mercredi 26 août 2020

(Kosova Sot Online)