Kaq do të dënoheni me ligjin e ri nëse nuk e vendosni maskën

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 11:10
Kaq do të dënoheni me ligjin e ri nëse nuk e vendosni maskën

Sot është publikuar në Faqen Zyrtare ligji për pandeminë i miratuar në Kuvend të Kosovës.

Me ligjin anti COVID parashihen dënime për të gjithë ata që nuk zbatojnë vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe organeve kompetente.

Dënime janë paraparë edhe për personat që nuk vendosin maska.

Sipas këtij ligji, kushdo që nuk e respekton vendimin dhe nuk mbanë maskë dënohet 35 euro.

“Personi fizik i cili nuk respekton vendimin e Organit Kompetent për mbajtjen e maskës, dënohet me gjobë prej tridhjetëepesë (35) euro”, thuhet në ligj.

(Kosova Sot Online)