Dasma e organizime tjera në kohë pandemie, dënimet shkojnë deri në 2 mijë euro

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 11:21
Dasma e organizime tjera në kohë pandemie, dënimet shkojnë deri në 2 mijë euro

Në ligjin e ri për pandeminë janë publikuar gjobat me të cilat mund të dënohen të gjithë ata persona që veprojnë ndesh me vendimet e institucioneve përkatëse.

Në këtë ligj është parparë edhe dënim për të gjithë ata që organizojnë aktivitete të caktuara në mjedise private dhe publike.

Sipas ligjit, personi juridik që organizon aktivitete të ndaluara me vendim të Organit Kompetent dënohet me gjobë prej 2 mijë euro dhe ndalimin e aktivitetit, ndërkaq personi përgjegjës i personit juridik dënohet me gjobë dy mijë euro.

“Personi fizik i cili organizon aktivitete publike dhe jopublike të ndaluara me vendim të organit kompetent, dënohet me gjobë prej dyqind (200) euro dhe ndalimin e aktivitetit. Hyrja e personave fizik të paautorizuar në ambientet e veçanta përfshirë por pa u kufizuar në: objektet e izolimit apo karantinimit publik, privat, hapësirat shëndetësore, ku është e ndaluar hyrja/dalja pa vendim të veçantë, dënohet me gjobë prej njëqind (100) euro”, thuhet në ligj.

(Kosova Sot Online)