Liburn Aliu: Asociacioni dhe Demarkacioni ishin përgatitje për ndarje të Kosovës

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 14:00
Liburn Aliu: Asociacioni dhe Demarkacioni ishin përgatitje për ndarje të Kosovës

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu  në një konferencë për media, në 5 vjetorin e nënshkrimit të dy marrëveshjeve atë të Asociacionit dhe Demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se këto dy marrëveshje ishin përgatitje  e trenit për ndarje të Kosovës.

Aliu ka thënë se këto dy marrëveshje të arritura brenda pak ditësh, sa do që duken të ndryshme kishin qëllimin e ndarjes.

“Të dyja  me goditje në të njëjtën  e pikë, e që veprimet politike klubit të stërvjetërsuar politik i dhanë kuptim të plotë në vitet e më vonshme.  E para na soli copëtimin përbrenda e që Hashim Thaçit do ta përdorte si synim për ndarjes, dhe e dyta e testonte cenimin e territorit të vendit, pra të shihet se a jemi të gatshëm ne të japim territor”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, liberalizimi i vizave ishte përdorë si kartë për nëshkrimin e këtyre dy marrëveshjve dhe më pas për ratfikimin e demarkacionit.

Ai ka thënë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, dhe se nuk mund të bisedohet më Serbinë pa pasur zgjedhje.

“Në këtë proces të dialogut faktorët politikë nuk kanë legjitimet dhe as platformë. Legjitimiteti mund nuk mund të vijë pa zgjedhje”, ka thënë Aliu.

(Kosova Sot Online)