Dyshohet se e vrau një person, djali i Shaban Sylës vet dorëzohet në polici

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 14:29
Dyshohet se e vrau një person, djali i Shaban Sylës vet dorëzohet në polici

Djali i Shaban Sylës dorëzohet në polici, është i dyshuari kryesor për vrasjen në Drenas.

Djali i Shaban Sylës, Leutrimi është dorëzuar në polici gjatë ditës së sotme si i dyshuari për vrasjen që ndodhi më 22 gusht në fshatin Nekovc të Drenasit. Lajmi u bë i ditur nga ana e policisë së Kosovës.

“Sot rreth orës 14:00 është vete dorëzuar në polici, personi L.S, i dyshuari kryesor për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 22 gusht 2020, në fshatin Nekovc të Drenasit. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)