Selmanaj takohet me Vatovcin, diskutojnë për ligjin për punësim të personave me nevoja të veçanta

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 15:46
Selmanaj takohet me Vatovcin, diskutojnë për ligjin për punësim të personave me nevoja të veçanta

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është takuar sot me kryetarin e Shoqatës së personave me hendikep dhe nevoja të veçanta, Agim Vatovcin.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga qeveria.

Selmanaj dhe Vatovci sipas njoftimit kanë biseduar bashkë për sfidat me të cilat përballet kjo pjesë e shoqërisë.

“Zëvendëskryeministri Selmanaj u njoftua nga afër me problemet në të cilat hasin personat me hendikep dhe aftësi të veçanta, si pasojë e ngecjeve dhe moszbatimit në plotëni të Ligjit për punësimin dhe rehabilitimin e personave me nevoja të veçanta.

Zëvendëskryeministri Selmanaj, potencoi rëndësinë e zbatueshmërisë së këtij ligji, duke vënë në theks angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fuqizimin dhe zbatimin e plotë të të gjitha ligjeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)