Edhe një punëtor i ndërtimtarisë lëndohet në vendin e punës

  • E.K /
  • 26 August 2020 - 15:52
Edhe një punëtor i ndërtimtarisë lëndohet në vendin e punës

Mëngjesin e sotëm një punëtor i ndërtimtarisë është lënduar derisa ishte duke punuar në një objekt në Fushë-Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën se në Fushë Kosovë, saktësisht në një objekt në rrugën 28 nëntori, një person është lënduar derisa ishte duke punuar. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me autorizim të prokurorit, është iniciuar rast Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka deklaruar se rasti po hetohet nga institucionet relevante.

“Aktualisht hetuesit policor janë duke hetuar rastin në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe inspektoriatin e punës”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)