Në Mitrovicë gjuhen me kallasha si në filmat 'hindi' ka të plagosur

  • A.P /
  • 27 August 2020 - 04:01
Në Mitrovicë gjuhen me kallasha si në filmat 'hindi' ka të plagosur

Rreth orëve të mesnatës ka ndodhur një incident në fshatin Vaganicë, ku raportohet për të plagosur.

Në këtë përleshje ka pasur gjuajtje me kallashnikov.

Ambulanca dhe Policia kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe është marrë i plagosuri, shëndeti i të cilit nuk dihet akoma.

Ndërkohë, mësohet se Policia ka kryer edhe arrestime, dhe tani e ka bllokuar fshatin derisa të kryhen operacionet e nevojshme.

Deri tani nuk dihen motivet e ngjarjes, por dihet se janë përfshirë disa persona.

(Kosova Sot Online)