Ia mori kosovarit 1200 euro për vizë gjermane, më pas u zhduk nga faqja e dheut

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 08:07
Ia mori kosovarit 1200 euro për vizë gjermane, më pas u zhduk nga faqja e dheut

Kushtet e rënda të jetesës por edhe dëshira për t’u larguar nga Kosova, bëjnë që shumë qytetarë të Kosovës të bien pre e mashtrimeve nga njerëz që u premtojnë se do t’ua sigurojnë vizat për në vendet perëndimore.

Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një qytetari të Prishtinës. Sokol. M në muajin qershor të këtij viti kishte rënë pre e mashtrimit të Salih.K.

Viktima ia kishte dhënë të dyshuarit i cili dje është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje, 1 mijë e 200 euro para të gatshme.  I dyshuari i kishte premtuar viktimës Sokolit se do të ia rregullonte vizat e punës për në Gjermani, por që nga muaji qershor kur ia kishte marrë paratë më nuk kishte dëgjuar gjë prej tij.

“Sipas ankuesit me datën 2 qershor të këtij viti nga S.K është mashtruar nën pretendimin se i njëjti mund tu ndihmojë në rregullimin e vizave të punës për në Gjermani por fillimisht duhet të paguajnë shumë prej 300 euro. Bazuar në deklaratën e ankuesit ai më pas i kishte dorëzuarit të dyshuarit shumë prej 1200 euro për vete dhe anëtarët e tjetër të familjes. Por që nga ajo kohë i dyshuari ishte zhdukur dhe nuk ishte lajmëruar më”

Më datën 25 është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ky nuk është rasti i parë i mashtrimit të këtij lloji në Kosovë.

(Kosova Sot Online)