Lexoni edhe:
Dikur vatër e koronavirusit, sot Vushtrria është e qetë sa i përket rasteve me infeksionin Covid 19
Një punëtor i ndërtimtarisë ka marr lëndime trupore pasi kishte rënë nga kati i tretë i një ndërtese.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 10:00 në Fushë Kosovë.
Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Viktima mashkull kosovar punëtor i një kompanie, derisa ishte duke punuar, ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës, me ç’rast ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)