Lexoni edhe:
Bie një punëtor nga kati i tretë i një ndërtese në Fushë Kosovë
Ish-udhëheqësi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiç, iu adresua të mërkurën Gjykatës në Hagë, ku u zhvillua dita e dytë dhe e fundit e seancës dëgjimore për një apel kundër dënimit të tij me burgim të përjetshëm.
Mlladiç është dënuar në vitin 2017 për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, të kryera gjatë luftës në Bosnje, më 1992-95. Krimet përfshijnë Masakrën e Srebrenicës, më 1995, në të cilën forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.
Bie një punëtor nga kati i tretë i një ndërtese në Fushë KosovëLexoni edhe:
“Srebrenica është çelësi i këtij gjyqi. Dikur ishte një qytet minierash, ku është nxjerrë ar dhe plumb. Në Srebrenicë, me sa di unë, në kohën e ish-Jugosllavisë, nuk ka pasur para-ushtarakë, nuk ka pasur ushtri. Dhe, si oficer, unë nuk kam hyrë kurrë në Srebrenicë, vetëm gjatë kësaj lufte, as në Zhepë, as në Gorazhde”, tha Mlladiç në përfundim të procesit të apelit.
Atij iu lejua dhjetë minuta kohë për t’iu drejtuar Dhomës së Apelit, megjithëse ai kërkoi që ankesa të zgjaste 31 minuta, por kjo u refuzua. Gjatë fjalimit të tij, Mlladiç tha se nuk po e mbron veten, por patriotët e tjerë.
“Unë nuk e mbroj veten, unë jam njeri që për gjithë jetën ka qenë ushtar profesionist. Kam punuar me ndershmëri në paqe dhe në luftë, në përputhje me ligjet e vendit tim, i cili u shkatërrua nga pakti i NATO-s“, tha Mlladiç.
Ai tha se nuk është shenjtor, por një njeri i thjeshtë dhe shtoi se fati e ka çuar të mbrojë shtetin e tij.
“Ratko Mlladiç nuk e filloi luftën. Ai nuk e bëri planin për të sulmuar Jugosllavinë. Kjo aktakuzë ka rënë në ujë”, tha Mlladiç.
Prokurori Laurel Baig u kërkoi gjyqtarëve në Hagë që ta mbajnë në fuqi dënimin e Mlladiqit, duke thënë se ai “ka qenë përgjegjës për operacionin e Srebrenicës”.
“Srebrenica ka qenë operacion i Mlladiçit”, tha Baig.
Një ditë më herët, avokati i Mlladiçit, Dragan Ivetiq, i tha Gjykatës për Krime Lufte në Hagë se Mlladiç nuk është mendërisht i aftë për të marrë pjesë në seancën e apelit.
“Të dënosh ose procedosh penalisht kundër dikujt që është i paaftë të dalë në gjyq, është një mohim i procesit të duhur“, tha Ivetië.
Seanca dëgjimore vazhdoi pavarësisht kundërshtimeve të Ivetiçit
(Kosova Sot Online)