Shaban Syla i kërkon falje publike Gani Gecit

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 10:23
Shaban Syla i kërkon falje publike Gani Gecit

Pas rastit që ndodhi në Drenas ditë më parë, ku mbeti i vrarë Qamil Demiri dhe i dyshuar u cilësua Leotrim Syla, djali i Shaban Sylës, nisi edhe një debat mes këtij të fundit dhe Gani Gecit, pasi Syla tha se djemtë e tij ishin të pajisur me armë pasi kishte dyshime se ishte sulmuar me armë nga njerëzit e Gani Gecit.

Pas reagimit të Gecit, që tha se kjo nuk është e vërtetë, ka reaguar edhe Shaban Syla, që përmes familjarëve, i ka kërkuar falje publike Gecit.

Më poshtë lexoni të plotë letrën e Shaban Sylës dërguar përmes familjarëve:

Reeagim ndaj Gani Gecit

Gani, para ca kohesh patëm një bisedë telefonike, të gjatë, jo shumë të këndshme, një telefonatë, unë të thashë, ‘Gani, një zagar nëse më mungon unë të ti e lypi’. Pas kësaj bisede, mu sulmua familja natën nga disa persona me maskë, të armatosur dhe natyrisht të dyshuarit e mundshëm ishit edhe ju, unë dyshimin e mbajtja vetëm dyshim sepse biseda në telefon nuk ka qenë e këndshme. Rastin që ju ndodhi fëmijëve të mijë, gazetarja më pyeti përse fëmiju juaj mban armë pa leje: Unë i thash për shkaqe sigurie sepse kemi qenë të sulmuar nga njerëz të panjohur, dyshojmë që kanë qenë njerëz të Gani Gecit. Pas reagimit tim, që je në gjendje të betohesh me 48 pleq e ndjej për obligim moral dhe njerëzor t’i them: Gani, paskam qenë i nxitur nga informatat e pa verifikuara dhe dashakeqe për këtë arsye pasi pas këtij reagimi tuaj më detyron në në mënyrën më të sinqertë, publikisht ty Gani Geci dhe familjes tuaj, t’i kërkoj falje publike.

Nga Shaban Syla, përmes familjarëve. 

(Kosova Sot Online)