Gjendje e rënduar në Pejë: 42 pacientë me oksigjenoterapi, 17 në gjendje të rëndë

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 10:26
Gjendje e rënduar në Pejë: 42 pacientë me oksigjenoterapi, 17 në gjendje të rëndë

Në Pejë po vazhdon të jetë e rënduar situata sa i përket koronavirusit. Për momentin atje janë duke u trajtuar 59 pacientë me COVID-19, prej tyre 42 janë me oksigjenoterapi.

Në raportin e spitalit thuhet se 1 pacient është me respirator dhe 17 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe 165 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

(Kosova Sot Online)