Prishtinë: Vodhi 4,200 euro nga çanta e një gruaje, arrestohet një person

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 10:33
Prishtinë: Vodhi 4,200 euro nga çanta e një gruaje, arrestohet një person

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi vodhi 4 mijë e 200 euro nga çanta e një gruaje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:00  në Veternik, ndërsa paratë i janë kthyer gruas. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

“Veternik, Prishtinë 26.08.2020 – 14:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti nga çanta e viktimës femër  kosovare ka vjedhur 4,200 euro para të gatshme. Paratë i janë kthyer viktimës, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)