“S’kam ujë në banesë” I riu rreh me sende të forta punonjësin e ujësjellësit

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 11:10
“S’kam ujë në banesë” I riu rreh me sende të forta punonjësin e ujësjellësit

Një 29 vjeçar është arrestuar këtë të enjte, pasi ka goditur me sende të forta një punonjës të ujesjellësit në Berat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qereshnik, ku Danjel Poçi ka debatuar me punonjësin e ujësjellësit.

59 vjeçari me inicialet B.Sh ka shkuar të hapë rubinetët për fshatin, në momentin kur i riu i është afruar dhe i tha thënë se nuk ka ujë në banesë. Burri i është përgjigjur duke thënë se kaq ujë ka dhe se ai s’mund t’ja heqë ujin të tjerëve në fshat.

Pasi kanë debatuar me fjalë, i riu e ka goditur me sende të forta dhe i ka shkaktuar dëmtime 59 vjeçarit.

(Kosova Sot Online)