Selimi ia propozon Qeverisë emrat për Komisionin e Provimit të Jurisprudencës

  • E.K /
  • 27 August 2020 - 14:34
Selimi ia propozon Qeverisë emrat për Komisionin e Provimit të Jurisprudencës

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi sot ka bërë të ditur propozim vendimin të cilin Ministria e Drejtësisë ia ka bërë Qeverisë së Republikës së Kosovës për anëtarët e Komisionit për Provim të Jurisprudencës.
 
Emrat e propozuar fillimisht duhet të miratohen në mbledhjen e Qeverisë, e më pas duhet të votohen edhe në Kuvendin e Kosovës.



Këta janë emrat e propozuar nga Selimi:

Aleksandër Lumezi – Kryetar i Komisionit, pyetës i lëndën e drejta Penale kurse për zëvendës anëtar i komisionit, Besim Kelmendi;
 
Hasan Shala- Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E drejta Civile (materiale dhe procedurale) kurse për zëvendës anëtar, Rafet Haxha
 
Nebojsha Boriqiq – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta Tregtare, kurse për zëvendës anëtar z.Mahir Tutuli
 
Aferdita Bytyqi- Anëtare e Komisionit, pyetëse e  lëndës E Drejta Kushtetuese, organizimi i sistemit gjyqësor të Kosovës, bazat e sistemit të Bashkimit Evropian dhe të Drejtat e Njeriut, kurse për zëvendës anëtar, ëerim Fazliji
 
Enver Peci – Anëtar i Komisionit, pyetës i lëndës E Drejta e Punës dhe e drejta Administrative, kurse për zëvendës anëtar, Shqipe Qerimi.

(Kosova Sot Online)