Autoriteti Kosovar i Konkurrencës konferencë për çmimet e testeve për COVID-19 nga laboratoret private

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 08:00
Autoriteti Kosovar i Konkurrencës konferencë për çmimet e testeve për COVID-19 nga laboratoret private

Prejse Qeveria e Kosovës u ka dhënë leje laboratorëve privatë për të testuar qytetarët për Coronavirus ka qenë temë e diskutimit çmimi për një testim.

Çmimet nga laboratori në laborator kanë variruar ndërsa qytetarët janë ankuar në vazhdimësi për çmime të larta për një testim – deri në 50 euro.

Për këtë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do të mbajë një konferencë për media.

Konferenca pikërisht do të jetë lidhur me monitorimin e çmimeve për testimet për Covid-19.

Konferenca e AKK-së pritet të fillojë në orën 10:00.

(Kosova Sot Online)