Kapen fëmijët, bëhen kërrsh baballarët: Shqiptari dhe serbi bëjnë për spital njëri-tjetrin

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 08:57
Kapen fëmijët, bëhen kërrsh baballarët: Shqiptari dhe serbi bëjnë për spital njëri-tjetrin

Një sherr i nisur nga fëmijët, ka çuar deri në një konflikt mes një zyrtari serb të Policisë së Kosovës dhe një qytetari në fshatin Gracë të Vushtrrisë.

Dy fëmijët, një shqiptar dhe një serb janë rrahur mes vete. Në shenjë hakmarrje babai serb, ka dalë dhe e ka rrahur fëmijën shqiptar.

E në këtë konflikt është përfshirë edhe babai tjetër. Dy burrat janë rrahur me grushte dhe e kanë lënduar njëri-tjetrin.

Siç njofton një burim i Reporteri.net të dy burrat kanë marrë trajtim mjekësor.

“Deri te rrahja dyshohet të ketë ardhur pasi që fillimisht janë rrahur fëmijët e dy të dyshuarve. Zyrtari policor në shenjë hakmarrje kishte rrahur djalin e të qytetarit shqiptar. Në ato momente babai i djalit kishte ndërhyrë dhe ishte rrahur me grushte me policin dhe të dy kanë marrë lëndime të lehta trupore”, ka bërë të ditur ky burim.

Po ashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore të stacionit të Vushtrrisë si dhe njësia e hetimeve regjionale Mitrovicë.

“Të dyshuarit kanë marrë trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është kontaktuar prokurori. Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë burimi.

Ndërsa, zyrtarit policor do t’i dalë punë edhe me inspektoratin sepse për rastin Inspektorati Policor i Kosovës.

Mësohet se polici ka qenë jashtë orarit të punës dhe është punonjës I Policisë në Veri të Mitrovicës.

(Kosova Sot Online)