Hashim Thaçi i frikësuar nga Gjykata Speciale kërkon ndërhyrje në ligj për shkurtim të mandatit

Hashim Thaçi i frikësuar nga Gjykata Speciale kërkon ndërhyrje në ligj për shkurtim të mandatit
Hashim Thaçi i frikësuar nga Gjykata Speciale kërkon ndërhyrje në ligj për shkurtim të mandatit

Nexhat Haziri

  • 28 August 2020 - 07:49

Shkruan: Nexhat Haziri

“Kjo nismë tani acaron marrëdhëniet e Kosovës me partnerët tanë ndërkombëtar dhe zbehë përkrahjen e tyre për Kosovën jo vetëm në fushën e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit, por edhe në fusha të tjera siç është liberalizimi I vizave, në integrimet euro-atlantike, mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë Covid-19. Ajo që ishte absurde nga ky adresim i presidentit Thaçi, është kur ai fliste për ndërhyrjet e politikës në drejtësi, e ne jemi dëshmitar që vet ai ka stimuluar një ndërhyrje të tillë për më shumë se 20 vite, dhe si pasojë e ndërhyrjes së politikës në drejtësi, kemi një sistem të kapur të drejtësisë nga politika e para politika e z. Thaçi dhe të tjerëve që tashmë janë nën llupën e drejtësisë së Gjykatës Speciale”.

Kërkesa e presidentit Thaçi drejtuar Kuvendit të Kosovës të zgjatët deri në një njoftim nga Këshilli I BE-së për përfundimin e këtij mandate, në formën se si e paraqiti përmes një video incizimi në TV, ishte krejtësisht e panevojshme, dhe një tentim nga ana e presidentit që përmes këtij debate për zgjatjen e mandatit nga ana e Kuvendit të behej edhe një ndërhyrje në ligj, duke pasur objektiv të tij shkurtimin e mandatit të Gjykatës Speciale. Është e kuptueshme frustrimi i presidentit Thaçi pas ngritjes së propozim aktakuzës nga prokuroria e Gjykatës Speciale ndaj tij dhe z, Veseli, e që pritet në javën e ardhshme edhe aktakuza të reja, por Kuvendi I Kosovës nuk ka pse të hyjë në aventura të tilla që pengojnë drejtësinë por edhe që janë të dëmshme për dhe funksionimin dhe perspektivën e shtetit”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".