Vajza nga Mitrovica del nga shtëpia në mal, babai i kërkonte marrëdhënie intime

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 09:00
Vajza nga Mitrovica del nga shtëpia në mal, babai i kërkonte marrëdhënie intime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë, ku një vajzë e re e ka raportuar në Policinë e Kosovës babanë e saj për ngacmim seksual.

Sipas një burimi të Reporteri.net, ngacmimi ka filluar që në vitin 2018, por në dy javët e fundit ai e kishte intensifikuar kërkesat për të kryer marrëdhënie seksuale me të bijën.

Vajza me inicialet A.D ishte detyruar që ta largohet nga shtëpia dhe për katër ditë me radhë kishte qëndruar në një mal në fshatin Vojtesh të Mitrovicës.

Vajza është intervistuar nga hetuesit rajonal në prezencën e mbrojtësit të viktimave dhe ka deklaruar se afër dy vite është duke u ngacmuar në mënyrë verbale nga babai me qëllim të shfrytëzimit seksual.

Në dy javët e fundit ka pas presion nga babai duke i kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ku e njëjta ka refuzuar dhe ka raportuar rastin

Tashmë vazja është në duar të sigurta dhe është strehuar në strehimore.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare dhe rasti është iniciuar si ngacmim.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës, rajoni i Mitrovicës, Fexhrie Pllana.

“Me datën 24.08.2020 rreth orës 18:00 është raportuar rasti “ Bgacmim”. Sipas viktimës ajo ka qëndruar jashtë shtëpisë në mal në fshatin ‘Vojtesh” Mitrovicë prej datës 21-24.08.2020. Viktima ka raportuar rastin ngacmim ku i dyshuar sipas saj është prindi(babai) i saj”, ka thënë Pllana.

Ajo ka thënë se viktimës i është dhënë ndihma mjekësore.

“Hetimet rajonale kanë intervistuar viktimën në prezencë të mbrojtësit të viktimave, dhe më pas është strehuar në strehimore. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, është intervistuar dhe me udhzim të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është inicuar rasti “Ngacmim””, ka thënë Pllana.

(Kosova Sot Online)