Këta dy pjesëtarë të FSK-së, sot e kanë bërë krenare Kosovën

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 09:25
Këta dy pjesëtarë të FSK-së, sot e kanë bërë krenare Kosovën

Nënoficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi tashmë janë inxhinierë të fluturimit.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Zeqiri e Gashi, pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Turqisë, kanë përfunduar me suksese të lartë studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin “Inxhinierë të Fluturimit”.

Lexoni të plotë njoftimin:

“Diplomojnë inxhinierët e fluturimit të FSK-së

Pas studimeve efektive në Akademinë e Aviacionit Tokësor në Isparta të Republikës së Turqisë, sot nënoficerët e FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi kanë përfunduar me sukses të lartë studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin ‘Inxhinierë të Fluturimit’.

Studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor.

Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së.

Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë”.

(Kosova Sot Online)