Nesër nuk do të kenë ujë gjatë gjithë ditës, këto lagje të Prishtinës

  • E. /
  • 28 August 2020 - 09:29
Nesër nuk do të kenë ujë gjatë gjithë ditës, këto lagje të Prishtinës

Nga ujësjellësi rajonal KRU “Prishtina” përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se disa lagje në Prishtinë dhe në komunën e Graçanicës nuk do të kenë ujë tërë ditën.

Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e  Lagjes së  Muhaxhirëve në Prishtinë.

Kjo ndërprerje e ujit, sipas njoftimit, po bëhet për shkak të punimeve teknike në gypin e ujit nga  çeliku 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Njoftimi:

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 29 gusht 2020 e shtunë,  KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në gypin e ujit nga  çeliku fi 600 mm që vije nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Janë bërë të gjitha parapërgatitjet nga operatori ekonomik në koordinim me drejtorinë teknike dhe ekipet e mirëmbajtjes e operimit , andaj janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë  në bashkëpunim me operatorin ekonomik.

Nesër duke filluar nga ora 08:00 – 20:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Komuna e Graçanicës, Hajvalia, Veterniku, Matiqani ( konsumatorët që janë të kyçur në gypin e çelikut), zona qendër e lagjes Bregu i Diellit, një pjesë e Aktashit dhe një pjesë e  Lagjes së  Muhaxhirëve në Prishtinë.

Për shkak që,  ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë mbi 6 orë, autocisternat do jenë në terren për furnizim me ujë për konsumatorët e afektuar nga këto punime teknike.

(Kosova Sot Online)