Në luftë me virusin! Studimi i fundit: Gratë “më të forta” se burrat ndaj Covid-19

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 10:38
Në luftë me virusin! Studimi i fundit: Gratë “më të forta” se burrat ndaj Covid-19

Rreth 60 përqind e viktimave të Covid-19 në të gjithë botën janë burra, tregon një studim i ri.

Kërkuesit e Universitetit të Yale-it, janë përpjekur të gjejnë një shpjegim biologjik për këtë pabarazi dhe kanë arritur në përfundimin se femrat mund të kenë një reagim më të mirë imunitar ndaj virusit.

“Ne tani kemi të dhëna që sugjerojnë se panorama imunitare te pacientët me Covid-19 është dukshëm e ndryshme mes sekseve dhe se këto dallime mund të theksojnë prekjen e më shumë meshkujve”, thotë profesori i Imunologjisë, Akiko Ivasaki.

Kërkuesit kanë mbledhur sekrecione nazale dhe kampionë gjaku dhe kanë vëzhguar dallimet kyçe në sistemet imunitare gjatë fazave të hershme të infektimit. Pacientet femra kishin një aktivizim më të madh të të ashtuquajturave qeliza T, që janë qelizat e bardha të gjakut dhe që pikasin viruset dhe i eleminojnë ato, madje edhe në mosha më të thyera.  Në të kundërt, studimi tregoi një reagim të mangët të qelizave T tek burrat, çka edhe çonte në një përkeqësim të sëmundjes. Bazuar në këto rezultate, kërkuesit thonë se një vaksinë e koronavirusit duhet të forcojë reagimin imun të qelizave T tek pacientët meshkuj, për shkak të panoramës të ndryshme mes sekseve.

Kërkuesit janë në garë me kohën për të zhvilluar trajtime dhe vaksina dhe duhet të marrin në konsideratë strategji të veçanta për burrat dhe gratë në mënyrë që të gjithë të përfitojnë, thonë kërkuesit e universitetit.

(Kosova Sot Online)