Komisioni i Venedikut e merr në dorë projektligjin për tubime publike

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 11:08
Komisioni i Venedikut e merr në dorë projektligjin për tubime publike

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se ka pranuar letër nga presidenti i Komisionit të Venedikut për pranueshmërinë e kërkesës për opinion për Projektligjin për tubimet publike.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, me këtë ligj rregullohet e drejta për tubime publike, e drejta e fjalës së lirë në tubime publike, protesta, manifestime publike, koha dhe mënyra e lajmërimit apo ndalimit të tubimeve publike, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organizatorëve.

“Duke vlerësuar se liria e tubimeve publike është një nga të drejtat themelore të njeriut, sipas konventave ndërkombëtare, por edhe në legjislacionin vendor në fuqi, kryeministri e ka vlerësuar nevojën e opinionit nga Komisioni i Venedikut për këtë projektligj”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Kryeministrit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës do të formojnë grup punues për adresimin e të gjitha rekomandimeve të Komisionit të Venedikut, me qëllim që Projektligji për tubimet publike të jetë në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare në këtë fushë.

 

Kam pranuar letër nga Presidenti i Komisionit të Venedikut për pranueshmërinë e kërkesës për opinion për Projektligjin...

Publiée par Avdullah Hoti sur Vendredi 28 août 2020

(Kosova Sot Online)