Tragjedi në Amerikë: Vdesin burrë e grua nga Malësia e Malit të Zi në aksident trafiku

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 11:54
Tragjedi në Amerikë: Vdesin burrë e grua nga Malësia e Malit të Zi në aksident trafiku

Në një aksident komunikacioni në Amerikë kanë vdekur burrë e grua nga Mali i Zi, Biserë Rami dhe Muharrem Frulkcaj.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët përmes shkrimeve në Facebook.

“Një grua fantastike, nga një familje e mrekullueshme tipike Malësore, me vlera të mëdha njerëzore, Biserë Rami Frluçkaj ndërroi jetë me burrin e saj në një aksident të komunikacionit”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

“Sot me 28 Gusht e kishte marr biletën për të ardhur në Malësi, që ti votonte dhe suportonte partitë Shqiptare, si njeri i mirë që ishte, me zemër të pastër, që e donte atdheun e vet, por jeta e njeriut është e tillë, i ndodhi rreziku në New Jersey, tek George Washington bridge, ku humbi jetën tragjikisht me bashkëshortin e saj, Muharem Frluçkaj” thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)