Latifi: Po të menaxhonte Kurti si Hoti pandeminë, e kishim hëngër për së gjalli

  • E.K /
  • 28 August 2020 - 14:13
Latifi: Po të menaxhonte Kurti si Hoti pandeminë, e kishim hëngër për së gjalli

Filozofi Blerim Latifi ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti duhet të jetë mirënjohës maksimalisht pse presionet dhe kritikat ndaj qeverisë së tij për menaxhimin e pandemisë janë minimale.

Ky reagim i Latifit vjen pas shkrimit të mediumit amerikan ‘Bloomberg’ që e ka nxjerrë Kosovën si shtetin i cili renditet në vendin e parë në botë për raste të vdekjeve nga COVID-19 për 1 milion banorë në periudhën nga 19 deri më 26 gusht.

Sipas filozofit Latifi, po të ndodhte një gjë e tillë kur kryeministër ishte Albin Kurti, atëherë siç thotë ai “e kishim hëngër për s’gjalli”.

“Kryeministri Hoti duhet të ndihet mirënjohës maksimalisht pse presionet dhe kritikat ndaj qeverisë së tij për menaxhimin e pandemisë janë minimale, se po të dilte kjo e dhënë në kohën sa Kurti ishte kryeministër, siç thotë ajo shprehja, e kishim hanger për s’gjalli”, ka shkruar ai.

 

Kryeministri Hoti duhet të ndihet mirënjohës maksimalisht pse presionet dhe kritikat ndaj qeverisë së tij për menaxhimin...

Publiée par Blerim Latifi sur Vendredi 28 août 2020

(Kosova Sot Online)