Shtetasi i Shqipërisë tenton ta korruptojë policin e Kosovës me 20 euro

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 09:46
Shtetasi i Shqipërisë tenton ta korruptojë policin e Kosovës me 20 euro

Një shtetas i Shqipërisë ka tentuar t’i ofrojë ryshfet në vlerë 20 euro policit Kosovar në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Sipas raportit të policisë i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë dje rreth orës 12:15 gjatë kalimit në Vërmicë ka tentuar ta korruptojë policin e Kosovës i cili ishte në detyrë zyrtare.

Ndaj të dyshuarin është inicuar lënda dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“DHËNJE E RYSHFETIT: PKK Vermicë 28.08.2020 – 12:15. Ndaj të dyshuarit mashkull Sh/ Shqiptar është inicuar lënda e rastit si më lartë pasi i njëjti ka tentuar t’i ofroj ryshfet para në vlerë 20 euro zyrtarit policor i cili ishte në detyrë zyrtare. Me urdhër të prokurorit lënda e rastit shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)