Pushtetarët e korruptuar po e mbajnë një popull të izoluar

Pushtetarët e korruptuar po e mbajnë një popull të izoluar
Pushtetarët e korruptuar po e mbajnë një popull të izoluar

Skender Mulliqi

  • 29 August 2020 - 09:18

Shkruan: Skënder Mulliqi

“Nuk kemi ekonomi të vogël dhe të mesme, as industri, e as investime të jashtme që do të kishin ulë këto trendë jo të mira zhvillimore .Në shumë raporte ndërkombëtare zyrtare dhe jo qeveritare, Kosova figuron si një shtet në tranzicion që nuk po e lufton sa duhet krimin dhe korrupsionin dhe dukurit tjera negative .Por, këto raporte nuk morën kurrë seriozisht nga strukturat e pushteteve tona. Dhe, pikërisht këtu qëndron edhe ajo pse ende nuk po kemi liberalizim të vizave për Kosovën. Shtetet e Quintit shumë herë na kanë bërë më dije së njerëzit më afera kurruptive nuk duhet të kenë vend në organet e pushtetit. Gjithashtu patëm vërejtje serioze nga ndërkombëtaret së duhet nda ushtrimi i ekzekutivit nga politikat ditore”.

- Pushtetet e pas luftës nuk u përqendruan që të kemi shtet të zhvilluar dhe demokratik. Nuk punuan që të kemi shtet funksional.Nuk punuan që të kemi zhvillim të gjithëmbarshëm ekonomik. Nuk u luftua sa duhet krimi dhe korrupsioni si dy fenomenet më të dëmshme në një shoqëri. Nuk mbeten mbrapa këtyre as nepotizmi dhe klientelizmi. Nga keqpërdorimet u bëmë vendi më i varfër në Evropë. Mbi 20 përqind të popullatës jetojnë në kushte ekstreme, kurse mbi gjysma e popullatës të aftë për punë kanë mbetur pa një vend të punës. Krejt pa faj në këtë rast nuk është as bashkësia ndërkombëtare për gjendjen e përgjithshme jo të mirë, kur dihet se edhe ata ishin hisedarë në projektin për pavarësi të Kosovës, nga Serbia .Dhe, kur dihet së deri më shpalljen e pavarësisë në vitin 2008, I kishin kompetencat ekzekutive. Do të ishim të pa drejtë nëse nuk shigjetojmë kritika edhe nga struktura burokratike e BE-së, e cila ende po ndikohet nga politikat e Beogradit zyrtar, lidhur më temat për Kosovën. E kishim administratën mamute të UMNIK-ut , e cila nuk punoj hiq mire ne te gjitha drejtimet. Këtu nuk dua në asnjë mënyrë ta arsyetojë mos punën e kastave pushtetare ,të cilët bartin përgjegjësi për izolimin tonë. Pa ndonjë kurs të ri në politikë bërje vështirë do ti kemi punët .

Pa organizim dhe rreshtim të ri politikë, shumë vështirë e shoh unë për vetën time, daljen nga krizat e mëdha politike, institucionale dhe vështirësitë e natyrës ekonomike -sociale, dhe rrethanat qe po na i krijon Pandemia Globale .Vetëm atëherë do të krijoheshin kushtet që rinia jonë mos të largohen masovikisht nga Kosova. Ne, jemi një shtet I vogël më begati natyrore dhe më resurse nëntokësore , që sikur të ishte menaxhuar mirë ,dhe të menaxhohet me mirë ekzekutivi , do të kishim një standard jetësor shumë më të mire së deri më tash. Drojë shumë së nga divergjencat në BE, kur dihet së ende 5 shtete nuk e kanë pranuar pavarësisë e Kosovës , dhe mos stabilitetin tone si shtet , edhe këtë vit përkundër vullnetit të madh të Gjermanisë, do të mbesim pa viza. Nuk është mirë që fati i popullatës të Kosovës po lidhet më politikën ditore –bisedimet ende të pa përfunduara të Kosovës më Serbinë. Kjo është duke na kushtuar shumë dhe është presedan ndërkombëtar i llojit të vet”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"