Në dy xhami në Gjilan vidhen paratë e grumbulluara për personat në nevojë

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 10:32
Në dy xhami në Gjilan vidhen paratë e grumbulluara për personat në nevojë

Xhamia e Medresesë në Gjilan dhe një tjetër xhami në fshatin Ponesh kanë qenë cak i hajnave.

Policie e Kosovës njofton se persona të panjohur pasmesnatës së të enjtes kishin hyrë me forcë në Xhaminë e Medresesë ku kanë vjedhur paratë e mbledhura për personat në nevojë.

Nga policia thonë se janë duke e hetuar rastin dhe se kryesit e vjedhjes janë ende të panjohur për ta.

“Është raportuar se gjatë natës persona ende të panjohur  me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e Medresesë ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh.

Po ashtu gjatë ditës së djeshme në xhaminë e fshatit Ponesh janë vjedhur paratë e grumbulluara për personat në nevojë.

Raportohet se hajnat kishin hyrë me forcë në xhami rreth orës 15:00.

“Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin hyrë në Xhaminë e fshatit ku nga kasaforta kishin vjedhur paratë të cilat ishin grumbulluar për personat në nevojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke hetuar rastin”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)