15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 13:15
15 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Tre pacientë me COVID-19 që po trajtoheshin në Spitalin e Pejës janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Siç bën të ditur ky spital, aktualisht atje po trajtohen 58 pacientë me COVID-19.

Sa i përket gjendjes së tyre, 2 nga pacientët janë në respiratorë, 44 pacientë janë në oksigjeno -terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacienteë kaneë marreë trajtim emergjent sheëndeteësoreë.

(Kosova Sot Online)