Lexoni edhe:
Ky është rreziku më serioz që kërcënon shtetin e Kosovës përgjatë dialogut me Serbinë
Shkruan: Gani Qarri
“Hashim Thaçi,kot fare, përmes një video në llogarinë e tij në Facebook, i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, kinse t’ia vazhdojnë mandatin Tribunalit Special të Hagës, duke e kamufluar ftesën e tij me kërkesën që të ndryshohet ligji, për specialen me mundësi kufizimi në kohë të mandatit të kësaj Gjykate, gjë që në gjendjen aktuale, është e pamundshme të realizohet, sepse Gjykata Speciale nuk ka kurrfarë nevoje për votimin e parlamentit, sepse mandati i saj, vazhdohet automatikisht, deri në përfundimin e obligimeve që i janë deleguar asaj, për trajtim”.
-Ata që para pesë vitesh votuan me aq pompozitet Gjykatën Speciale, tani duhet ta dinë se ajo nuk u votua dje, për tu ç`votuar sot, por për të vepruar deri në përfundimin e detyrave dhe obligimeve të saj, nga e cila, përderisa u votua nga vet deputetët e vendit tonë, për ndjekjen e krimeve vetëm të personave të një etnie, askush nuk duhet të pres drejtësi për shqiptarët dhe Kosovën, përveç mundësisë për zbardhjen e ndonjë apo disa vrasjeve të viteve të para të pasluftës. Ndaj pas shpalljes së aktakuzës ndaj tij, gjë që duket se nuk e ka pritur as menduar kurrë, Hashim Thaçi i cili siguronte deputetët se votimi i Gjykatës Speciale, po bëhej për të mirën e Kosovës, tani po përpiqet që të fus përsëri në lojë Kuvendin e Kosovës për përcaktimin e ri të mandatit të Gjykatës Speciale edhe pse nuk është i sigurt as vet, që BE dhe SHBA, të cilat as që e trajtojnë më Thaçin si president, do të lejonin që një i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të vendosë për një Gjykatë nën ombrellën ndërkombëtare, e cila është krijuar pikërisht për zbardhjen e këtyre rasteve dhe ndjekjen e të akuzuarve për krime si ato që akuzohet Hashim Thaçi me shokë.
Ky është rreziku më serioz që kërcënon shtetin e Kosovës përgjatë dialogut me SerbinëLexoni edhe:
Madje përderisa vet Thaçi deklaron, se politika nuk duhet të ndërhyjë në drejtësi dhe as drejtësia në politikë, ai në anën tjetër, ndërhynë vetë në drejtësi, duke kërkuar decidivisht që të fshihet teksti i pikës 13 të Nenit 162 në të cilin shkruan se: “ Mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të zgjasë për një periudhë pesë (5) vjeçare, përveç nëse njoftimi i përfundimit të mandatit në pajtim me Ligjin No.04/L-274 bëhet më herët, dhe zëvendësohet me formulim të ri ku do të thuhet : “mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të zgjas deri atëherë kur njoftimi për përfundimin e mandatit, bëhet jo nga Kuvendi, por nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Kështu që duke e ditur se, që nga momenti i shpalljes së aktakuzës ndaj tij, fuqia urdhërdhënëse e Thaçit ka përfunduar, ai bënë sikur e lut Kuvendin e Republikës së Kosovës që ta zgjasë mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, kinse për të qartësuar mënyrën se si do të mbyllen Dhomat e Specializuara, sikur mos ti kishte në dorë vet Gjykata Speciale këto kompetenca. Për aq më tepër, thirrja e Thaçit ka edhe një dozë të madhe të përmbajtjes kontroverse, i cili tha se Kosova po përballet tash e 20 vjet pas çlirimit me gjykata që po e gjykojnë luftën e UÇK-së, ndërsa Gjykata Speciale është gjykata e pestë me radhë për këtë çështje”, gjë që nuk përkon plotësisht me realitetin, ngase nuk po gjykohet lufta e UÇK-s, madje ajo u mbështet nga BE dhe NATO, por po akuzohen elementet e dyshuara për krime lufte. Gjithë kjo betejë dëshpëruese është loja e fundit e pa suksesshme e Hashim Thaçit që në emër të vazhdimit të mandatit të ri të Gjykatës Speciale të ndërhyhet në ligj dhe ti shkurtohet, apo ndërpritet mandati, pas kalimit të periudhës së saj të re 5 vjeçare në vijim”.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".