Uji është lëshuar në kryeqytet por në këtë orë mbërrin në të gjitha zonat

  • E.K /
  • 29 August 2020 - 17:57
Uji është lëshuar në kryeqytet por në këtë orë mbërrin në të gjitha zonat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka përfunduar kyçja e dytë e gypit të çelikut dhe se uji është lëshuar në gyp.

Por uji fillimisht do të mbërrijë në Komunën e Graçanicës, më pas në pjesët tjera, për shkak të pozicionit. Tutje theksohet se uji që tashmë është lëshuar vjen në orën 20:00.

“Sapo përfundoi edhe kyçja e dytë e gypit të çelikut. Por, edhe sapo e lëshuam ujin në gyp. Fillimisht, uji mbërrin në komunën e Graçanicës për shkak të pozicionit e pastaj edhe në zonat e tjera. Derisa të stabilizohet rrjeti në tërësi, merr kohë”, njofton KRUP-i.

(Kosova Sot Online)