Covid 19 në botë: Mbi 25 milionë të infektuar

  • A.P /
  • 30 August 2020 - 09:04
Covid 19 në botë: Mbi 25 milionë të infektuar

Që nga fillimi i pandemisë, mbi 25 milionë persona në të gjithë botën janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Sipas të dhënave nga Worldometer, 25,170,014 persona janë infektuar me koronavirus në tërë globin.

Prej tyre, 17,5 milionë persona e kanë fituar betejën me sëmundjen, ndërsa 846,785 të tjerë kanë vdekur.

Vendi më i goditur nga pandemia janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku numërohen 6.1 milionë të infektuar si dhe 186,855 viktima si pasojë e këtij virusi.

SHBA pasohet nga Brazili, ku numërohen 3.8 milionë të infektuar dhe 120,498 viktima.

E treta në radhë vjen India me 3.5 milionë të infektuar dhe 63,657 raste fatale.


(Kosova Sot Online)