Trump dhe Biden akuzojnë njëri-tjetrin për dhunën në Portland

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 09:38
Trump dhe Biden akuzojnë njëri-tjetrin për dhunën në Portland

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe rivali i tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, Joe Biden, janë përplasur me fjalë rreth dhunës që ka shpërthyer në protestat në Portland.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë e fajësoi kryetarin demokrat të Portlandit, Ted Wheeler, se ka lejuar vdekje dhe shkatërrim të qytetit, shkruan BBC.

Megjithatë, kandidati për president të ShBA-së nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, tha se presidenti i tanishëm është duke e nxitur dhunën në mënyrë të rrezikshme.

Të shtunën, një njeri me ngjyrë u vra në Portland, ndërsa në qytet pati përplasje mes përkrahësve të presidentit dhe protestuesve që e kanë ngritur zërin kundër diskriminimit racor.

Qyteti Portland është bërë vatër e protestave kundër dhunës policore dhe racizmit që nga vrasja e afrikano-amerikanit George Floyd më 25 maj në Minneapolis, që kishte shkaktuar protesta në mbarë vendin.

Kryetari i qytetit i paralajmëroi njerëzit që të mos vijnë për të kërkuar hakmarrje pas një numri të madh të postimeve në rrjetet sociale. Ai gjithashtu reagoi ndaj kritikave të presidentit amerikan, duke thënë se është vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë që ka krijuar urrejtje dhe përçarje.

(Kosova Sot Online)