Dalin detaje të reja pas grabitjes në shtëpinë e kreut të AKK’së

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 09:52
Dalin detaje të reja pas grabitjes në shtëpinë e kreut të AKK’së

Gjatë ditës së djeshme kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, njoftoi se hajdutët kanë plaçkitur shtëpinë e tij ndërsa sot policia po thotë se rasti është duke u hetuar.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00 dhe se hajdutët kanë vjedhur laptop, televizor dhe karikatorë të pistoletës.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një Lap-top, një TV dhe dy karikator të zbrazët të pistoletës (me leje). Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, Prestreshi dje falenderoi policinë për punën e bërë rreth këtij rasti.

(Kosova Sot Online)