Ngacmoi sek*ualisht një grua, arrestohet e më pas lirohet burri nga Mitrovica

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 11:15
Ngacmoi sek*ualisht një grua, arrestohet e më pas lirohet burri nga Mitrovica

Policia në Mitrovicë ka arrestuar një person i cili kishte ngacmuar seksualisht një grua

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Mitrovicë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.  

(Kosova Sot Online)