I gjenden kallash e armë të tjera në veturë, arrestohet një person në Prishtinë

  • E.K /
  • 31 August 2020 - 12:56
I gjenden kallash e armë të tjera në veturë, arrestohet një person në Prishtinë

Policia në Prishtinë ka arrestuar një person të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar armë dhe fishekë

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Imzot Nikprela” në Prishtinë, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë  gjetur dhe konfiskuar një armë e fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tij, janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike Ak-47, një karikator me pesë fishekë te cal.7.62, një pistoletë Zoraki me një karikator dhe 5 fishekë cal. 7.65 si dhe një antiplumb”, ka njoftuar policia.

Në njoftimin e policisë theksohet se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)