Zeka: Në Francë kushton 10 euro testi i Covid-19, në Prishtinë deri në 1000 euro…e ropët popullin, por në atë dynja do shkoni cullak

  • A.P /
  • 31 August 2020 - 21:37
Zeka: Në Francë kushton 10 euro testi i Covid-19, në Prishtinë deri në 1000 euro…e ropët popullin, por në atë dynja do shkoni cullak

 Ish-deputeti i parlamentit të Kosovës, Milaim Zeka, ka denoncuar çmimet e shtrenjta që paguajnë qytetarët për të bërë një test për Covid-19. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Zeka shkruan se në Francë, testi kushton vetëm 10 euro, ndërsa në Tiranë e Prishtinë, çmimi varion nga 200-1000 euro.

Kjo, sipas Zekës, tregon se nuk ka asnjë vend tjetër në botë që të luajë me tragjedinë e tij, siç bën Shqipëria me Kosovën.

“Shikoni se sa kushton testi per Covid19 ne France? Nuk ka qeveri, njereze, kompani ne ndonje vend tjeter te botes qe luajne me tragjedine e vendit te vet, sikurse ne. Hop pandemia, rjepe popullin. Kete e kam kaluar me njerezite e familjes time gjate ketije muaj. Dhjetera kontrolle kot. Diagnoza turpi. Rentgen pas rentgeni, 100 euro seicili. Shikoni ne France: Testi per Covid, 10 euro, ndersa recepti dy eshte rekomandimi dhe kontrolli mjekesor. Ketu te ne dhe ne Tirane, prej 200 deri ne 2000! Ani bre, meshoni, po cullak keni me shku ne ate bote. Askush nuk do ju mbeshtjelle me pare, bre…!!! “, shkruan Zeka në Facebook.

(Kosova Sot Online)