Politika mafioze që ka kapur shëndetësinë po e rrezikon seriozisht shëndetin e popullit

Politika mafioze që ka kapur shëndetësinë po e rrezikon seriozisht shëndetin e popullit
Politika mafioze që ka kapur shëndetësinë po e rrezikon seriozisht shëndetin e popullit

Faik Krasniqi

  • 01 September 2020 - 07:42

Shkruan:Faik Krasniqi

“Në shëndetësi asgjë nuk kanë investuar, përveç që kanë rrënuar. Dhe kur nuk investon pastaj dihet rezultati. Kur edhe në kohë pandemie po vidhet e po zhvatet në emër të pandemisë, është tregues i mirë që edhe pas pandemisë do të vazhdoj avazi i vjetër”.

Imazhi i Kosovës në arenën ndërkombëtare gjithmonë ka qenë i zbehtë. Imazh që është përmendur vetëm për gjëra negative. Vdekjet e shumta nga Coronavirusi në Kosovë, janë si pasoje e shkatërrimit të shëndetësisë, por edhe nga menaxhimi i dobët, neglizhenca dhe jo profesionalizmi i mjekëve. Kosova ka popullatën më të re në Evrope. Vetëm 7 përqind e popullatës janë të moshës mbi 65 vjeçare. Për çdo vit ndonëse kemi më së paku vdekje për kokë banori (2019- 9430 vdekje), prapë se prapë vdesin për shkak të trajtimit jo të duhur ose neglizhencës. Do të thotë që mund të kemi shumë më pak vdekje. Të gjitha këto vijnë si pasoje e politikës mafioze.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".