Haliti: Kryeministri duhet të garantojë marrëveshjen

  • A.P /
  • 01 September 2020 - 21:18
Haliti: Kryeministri duhet të garantojë marrëveshjen

Anëtari i Kryesisë së PDK’së Xhavit Haliti thotë se kjo parti nuk ka gabuar që nuk është bërë pjesë e delegacionit për bisedime në Uashington.

“Marrëveshje me një delegacion të madh nuk bëhet. Nuk bisedohet me një delegacion të madh. Unë besoj që ekspertët e kanë bërë të vetën nëse ka punu qeveria dhe institucionet e saj”, tha Haliti.

Por s’ka agjendë për takimin në Shtëpinë e Bardhë?

“Nëse s’ka agjendë…ata e dijnë se pe kanë shku”, tha Haliti sipas të cilit, agjenda delegacioneve mund tu jepet para takimit.

‘Kryeministri është figurë i cili duhet të garantojë marrëveshjen dhe nënshkrimi i një marrëveshje nga kryeministri në emër të Kosovës, të cilit ia ka mundësuar edhe Kushtetuta e Kosovës që të jetë bartës i marrëveshjes së tillë ose bisedimeve për Kosovën, është domosdoshmëri që kjo marrëveshje të jetë e pjekur në Kosovë pak më mirë’, tha Haliti 

(Kosova Sot Online)