Ky është bilanci i fundit rreth koronavirusit në Kosovë

  • E.K /
  • 02 September 2020 - 08:04
Ky është bilanci i fundit rreth koronavirusit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 13.601 raste nga 51.669 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 533 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.792 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.276.

Ndryshe, një ditë më parë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani ka folur për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Kosovë.

Ramadani ka thënë se Kosova është përgatitur për valën e dytë apo të tretë të COVID-19.

Sipas tij, Kosova ka paraparë skenarët në rast se ka edhe viruse tjerë sezonal në muajt e ardhshëm.

“Skenari i parë që mund të përzihen dy lloje të viruseve, por jo vetëm dy lloje, por dy lloje kryesore që i themi ne, virusi aktual COVID-19 dhe virusi i gripit. Qeveria e Kosovës dhe IKSHPK kanë bërë përgatitje të mundshme për parandalim. Shpresojmë që në fillim të sezonit dimëror së pari do të vaksinohen popullata sipas indikacioneve epidemiologjike për gripin sezonal dhe së shpejti pritet të dal vaksina COVID-19. Kosova është ndër vendet me prioritet që mund të ju ofrohet vaksina. Si shtet jemi të përgatitur dhe për valën e dytë apo të tretë. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet menaxheriale e organizative, vendimmarrëse, politike, zbatuese, ekzekutive, legjislative që t’i dalim përball valës së re eventuale që pritet të jetë jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë botën”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në dy javët e fundit ka rënie të lehtë të rasteve të reja.

Sipas tij, po që se qytetarët vazhdojnë tu përmbahen rekomandimeve për distancë, mbajtjen e maskës dhe higjienës, qytetarët e Kosovës do të jetë në rrugë shumë të mbarë për uljen e numrit të të infektuarve.

(Kosova Sot Online)