Kosova, ky livadh që po e kullosin oligarkët e inkriminuar

Kosova, ky livadh që po e kullosin oligarkët e inkriminuar
Kosova, ky livadh që po e kullosin oligarkët e inkriminuar

Shefik Shkodra

  • 02 September 2020 - 07:54

Shkruan: Shefik Shkodra

“Nuk ka përgjegjësi asnjë qeveri në shtrirje të administratës në asnjë segment. Për këtë vlen të thuhet fjala e urtë popullore mjaft e përsëritur: 'Livadhin e shkretë e kullosin edhe pelat qorre'. Po këta nuk i zëvendësojnë këtë herë"pelat qorre", sepse këta mund t'i quajmë Oligark, të lidhur me pushtetin për të siguruar të mirat e përbashkëta, duke e rrjepur popullin. Duke gënjyer secili që çohet në dy këmbë i pari. Dhe ky popull nuk ka si të mbrohet. Nuk ka vendstrehim dhe vatër tjetër. Po nuk ka liri e as drejtësi as një herë për të. As që pritet të ketë. Rrofshin Oligarkët, (me shkronjë të madhe), ata janë më të mëdhenjtë! Rroftë Presidenti i Republikës (me shkronjë të madhe), pa e nënçmuar fare! Rroftë Qeveria, lokomotivë qymyri - gjithsesi kontaminuese, me vagona të ndryshkur, do ta (ç)rregullojë përditë e më shumë trenin e keqpërdorur”.

--Ku është Qeveria me ministritë dhe aparaturën e vet? Pse guxon dikush sot që të mashtrojë sheshit qytetarët e vendit, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve. Si është e mundur që një aparat në Kosovë ta shënojë dhe ta identifikojë infektimin e njeriut me Covid 19 me poztiv, ndërsa për një kohë të shkurtër aparati i një vendi tjetër ta shënojë me negativ?! A mund ta vazhdojë veprimtarinë e njëjtë i njëjti ndërmarrës i 'licencuar' me një aparat të falsifikuar? Mundet! Mundet...! - Paguani milet se, qare s'e keni! Pritni në derë se ju keni para ende. - Do t'u shkundim edhe pluhurin! Po Qeveria? Çka Qeveria?! Ajo këqyrë punë tjera. Bëhet gati për dialog me Serbinë në mënyrë klandestine. Ata të kësaj qeverie nuk e kanë dertin e qytetarëve të papunë. Me një virus që po rrezikon gjithë popullatën. Por duhet të nxirret "dhjam nga pleshti" e ata pashallarë të shekullit të milienumit më të ri, heh, krejt karasevdali. Buxheti në duar të tyre. Edhe jeta e qytetarëve në duar të tyre. Tash kanë bërë aparate të 'sofistikuara' dhe e kanë hequr "gajlen" e kësaj punës së laboratorit mjekësor për identifikimin dhe kontrollin për Covid 19, për pesë minuta. Po si?! Aparati po tregon. Na i besojmë teknologjisë botërore. Ne kemi "arritur shumë" në këtë drejtim. Ti n'desh beso n'desh mos beso! Ne "palla" nuk na ha! "Vetë vendosim, vetë vulosim"! Shkurt çka të thuash, kur nuk ka përmirësime në respektimin e ligjit te ne në asnjë mënyrë. Nuk ka përgjegjësi asnjë qeveri në shtrirje të administratës në asnjë segment. Për këtë vlen të thuhet fjala e urtë popullore mjaft e përsëritur: 'Livadhin e shkretë e kullosin edhe pelat qorre'. Po këta nuk i zëvendësojnë këtë herë"pelat qorre", sepse këta mund t'i quajmë Oligark, të lidhur me pushtetin për të siguruar të mirat e përbashkëta, duke e rrjepur popullin. Duke gënjyer secili që çohet në dy këmbë i pari. Dhe ky popull nuk ka si të mbrohet. Nuk ka vendstrehim dhe vatër tjetër. Po nuk ka liri e as drejtësi as një herë për të. As që pritet të ketë. Rrofshin Oligarkët, (me shkronjë të madhe), ata janë më të mëdhenjtë! Rroftë Presidenti i Republikës (me shkronjë të madhe), pa e nënçmuar fare! Rroftë Qeveria, lokomotivë qymyri - gjithsesi kontaminuese, me vagona të ndryshkur, do ta (ç)rregullojë përditë e më shumë trenin e keqpërdorur".

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".